Këshilla hidratimi për trup të shëndetshëm

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Dihet se trupi njerëzor përbëhet më së shumti nga uji, për këtë arsye është e nevojshme të konsumoni lëngje të mjaftueshme për të siguruar ekuilibrin mes konsumit dhe humbjeve.

Mungesa e ujit në trup ose humbja e madhe e lëngjeve pa u kompensuar mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin, sepse hidratimi është një element kyç. Ja se si të siguroheni që organizmi juaj të qëndrojë i mirëhidratuar.

Lëngjet mund të merren në mënyra të ndryshme: për shembull pirja e lëngjeve të ndryshme apo konsumimi i ushqimeve që përbëhen nga sasi të mëdha uji. Uji është shumë i rëndësishëm pasi pastron organizmin, eliminon toksinat, hidraton trupin, stimulon metabolizmin etj.

Ai është burimi kryesor i mineraleve. Sipas personit, gjinisë, moshës dhe karakteristikave fizike, rekomandohet të pihet një sasi e vogël që vërtitet nga dy në tre litra ujë në ditë. Uji, përveçse është pija më e shëndetshme, është edhe ajo më ekonomike dhe freskuese më shumë se çdo lëng tjetër.

Pasojat e dehidratimit

Sipas Institutit Europian të Hidratimit, “dehidratimi është ulja e sasisë së lëngjeve ekzistues në organizmin tonë”. Çekuilibri mes lëngjeve që futen dhe atyre që dalin nga trupi redukton sasinë e ujit në qeliza dhe për pasojë, rënien e kripërave minerale të domosdoshme për funksionimin e organizmit, shkruan noa.al. Për të shmangur dehidratimin, njerëzit kanë si mundësi të vetme konsumimin lëngjeve: njeriu është i paaftë për të prodhuar ujë.

Rekomandime për t’u hidratuar në mënyrën e duhur:

Mos prisni që të keni etje për të pirë ujë ose lëngje

Kujdesuni për personat më të rrezikuar: fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit

Hidratohuni më shumë kur përballeni me temperatura më të larta, kur bëni sport ose kur jeni nën stres.

Hidratohuni me pije natyrale dhe ushqime vegjetale, duke shmangur sa më shumë alkoolin.

Të ngjashme