Ushqimi dhe pijet me sheqer, konsiderohet se të çojnë drejt prishjes së dhëmbëve.
Pothuajse çdo ditë gjatë vitit të kaluar, 170 fëmijë kishin nxjerrë dhëmbë.
Për këtë arsye, një nënë ndan këshillat e saj për kujdesin e dhëmbëve që duhet pasur fëmijët, gjatë periudhës kur ata janë duke u rritur.
Më poshtë mund të gjeni këshillat e Helen Skelton:
1.Mos i pastroni dhëmbët pas mëngjesit, sepse ushqimi zbut smaltin. Pra, është më mirë të inkurajohet larja sapo të zgjoheni.
2.Zgjidhni një furçë dhëmbësh me shije. Bëhet fjalë për zbavitje, për shembull unë zgjodha një furçë me një makinë në të.
3.Lëvizni brushën duke luajtur, zakonisht ne e bënim një lojë familjare kur pastronim dhëmbët.
Sigurohuni që fëmijët tuaj t`i pastrojnë dhëmbët në mënyrën e duhur. Nxitni fëmijët që të pështyjnë pas larjes.
4.Inkurajoni ushqim të shëndetshëm. Fëmijët e mi nuk e kanë të lejuar të hanë ëmbëlsira. E di, që nuk është ideale një nënë të heq ushqimin nga duart e fëmijëve, por kjo është në të mirën e tyre.
Dërgoni fëmijët tuaj me rregull tek dentisti.