Këshilla si të mbroheni nga virozat gjatë pushimeve në bregdet

Prishtinë | 13 Shk 2024 | 00:30 | Nga

Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve.

Përveç kësaj, uji i detit mund ta bej më të lehtë transmetimin e ketyre viruseve dhe mikrobeve nga një person te tjetrin. Keto jane disa masa që mund të merrni.

Merrni me vete:

-probiotike për fëmijë, dhe jepjani gjate diteve të pushimit, nje kokerr me vaktin e drekës.
-vaj rigoni, jepjani vetëm nëse shfaqin simptomat si: perzierje, diarre dhe dhimbje barku, 1 pikë vaji në 1 gotë uji të madhe, 2 herë ne ditë.

Bëni kujdes! Me ujin që pini dhe ujin me të cilin gatuhet.

-mos konsumoni sallata te freskta, preferojini të ziera, kerkoni gjithmonë pak qepë të njomë ose të thatë dhe konsumojeni të gjallë me perimet e ziera.
-preferoni makaronat me domate të freskët, patatet, perimet e gatuara dhe djathin kackavall.

Nëse jeni prekur nga viroza:

-evitoni alkolin
-pini çaj rigoni ose nenexhiku
-pini ujë
-pushoni

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme