Këshilli drejtues i OEK-ut diskuton objektivat e 2017-ës

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 16:18 | Nga

Këshillit drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) ka mbajtur takimin e radhws. Mbledhja wshtw thirrur nga kryetari i OEK-ut mbështetur në nenin 19 të Ligjit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe nenit 31 të Statutit të Odës Ekonomike të Kosovës.

Në takim u diskutua për këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Raporti i punës së OEK-ut, për periudhën janar – qershor, plani – objektivat 2017;
  3. Njoftim për Raportin e Auditorit të Pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të OEK-ut, për vitin 2016;
  4. Të ndryshme.

Pikat e rendit të ditës u trajtuan veç e veç, ku secili anëtarë i Këshillit Drejtues kontribuoi me diskutim dhe veçanërisht mirëpritën me komente pozitive Raportin e Auditorit të Pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të OEK-ut për vitin 2016.

Në fund, të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme