Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka zgjedhur Bordin e ri, raporton Ekonomia Online. Kryetare e Bordit është zgjedhur Eriola Bibolli; zv.kryetar Shpend Balia; drejtore e Thesarit – Afrore Rudi; zyrtar i Lidhjes me BE-në – Valentina Gara dhe sekretar – Thomas Glavas.
Kryetari në largim i Bordit të EIC, Visar Ramajli para të ftuarve tha se si Këshill i Investitorëve Evropianë kanë bërë një platformë, për të pasur një urë lidhëse ndërmjet bizneseve dhe qeverisë.
“Koha e Covidit na ka stagnuar të gjithëve. Ne në EIC kemi bërë një platformë për të pasur një urë që lidh bizneset dhe Qeverinë”.
“Kjo ka qenë një arritje pasi të gjithë së bashku kemi biseduar e kemi vendosur për masat të cilat duhet të vendosen”.
Anna Carin Platon, shefe e Politikës, Ekonomisë dhe pjesë e Seksionit për Integrim Evropian në Zyrën e BE-së, e sheh të nevojshme reformën politike dhe ekonomike për t’i tërhequr investitorët nga jashtë.
“Jam shumë e lumtur që janë sot këtu me ju. Tani do të nevojitet me shume punë, ne shumë sektor, përfshirë, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma ekonomike dhe administrative, agjenda e gjelbër. Për të tërhequr investime dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të nevojiten reforma politike e ekonomike.
Leonora Kusari, koordinatore rajonale në BERZh, tha se prioritet kryesor kanë agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin, derisa ka shtuar se së shpejti do të përdorin metoda për të dal nga situata me pandeminë.
“Ne kemi 3 prioritete për 5 vjet dhe kjo është, agjenda e gjelbër, digjitalizimi. Ne kemi 7 instrumente duke filluar nga tani duke i falënderuar korporatat e bankave këtu siç janë, gratë në biznes dhe së shpejti do të kemi gjithashtu instrumente të tjera që do të ndihmojnë në situatën me pandeminë dhe situatën post-pandemike”.
Kryetarja e porsazgjedhur e Bordit të EIC, Eriola Bibolli tha se është shumë i rëndësishëm digjitalizimi në sektorin publik, raporton EO.
“I jam bashkuar bordit të kaluar, dhe kemi arritur që t’i adresojmë një numër të madh të problemeve gjatë kohës së Covid-19, në të njëjtën eksperienca me bordin më ka bërë të kuptoj se dialogu në mes të gjithë faktorëve është i domosdoshëm për të ardhmen tonë me një qëllim të vetëm drejt aspiratave evropiane”.
Begu ka falënderuar të gjithë, duke i uruar edhe anëtarët e tjerë të bordit.