Nisma për Kosovën ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në mbledhjen që është mbajtur në Prizren merrnin pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi; kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.
Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur Kryesinë e Partisë. Kurse, në mbledhjen e radhës të Kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend, thuhet në një njoftim shtypi.