Që nga viti 2014 në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, IKSHP dhe institucionet e tjera që përfaqësohen në Këshillin Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.
Kështu është thënë në takimin e këtij Këshilli, të cilin e ka udhëhequr ministri Uran Ismaili, ku është shqyrtuar situata epidemiologjike me EHCC si dhe përditësimi i Planit Operacional për trajtimin e kësaj çështjeve.
Ismaili tha se takimi i Këshillit mbahet me qëllim të zvogëlimit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga ethet hemorragjike si pasojë e pickimit dhe infektimit nga rriqrat, bazuar në Planin Operacional për parandalimin dhe luftimin e Ethes Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë 2014-2018.
Ai theksoi se qëllimi i aktiviteteve të Këshillit dhe institucioneve së bashku do të jetë përgatitja për sezonin e rrezikut nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo.
“Të jemi të gatshëm të reagojmë, sidomos në zonat epidemike që njihen si më të ekspozuara, më të prekura nga kjo sëmundje: Zona e Malishevës, Rahovecit, por edhe kudo tjetër që paraqitet nevoja”, theksoi Ismali
Ministri i Shëndetësisë se ndërmarrja e masave kundër-epidemike sipas nevojës është periudha kohore nga prill deri në shtator dhe ky është sezoni kur ne duhet të jemi aktiv.
Nga ana e tij, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera do të zbatohen aktivitetet e Planit operacional me qëllim të parandalimit dhe luftimit të EHCC.