Këshilli Prokurorial merr vendim për shpalljen e konkursit për kryeprokurorë

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 11:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që të shpallë konkursin, në të cilin pritet të zgjidhen kryeprokurorët në Prokuroritë Themelore në të gjithë Kosovën.

Bahri Hyseni, nga Komisioni për çështje normative, ka thënë se ata si komision i kanë bërë disa ndryshime të rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorëve, ta cilat do ta bëjnë këtë proces sa më transparent dhe të drejtë.

“Një ndryshim pozitiv i cili po ndodhë për herë të parë është se anëtari i komisionit që do të merr pjesë në komisionin e shqyrtimit dhe vlerësimit nuk do të ketë të drejtë vote. Po ashtu është krijuar një aplikacion për poentimin e intergiriteti personal, moral dhe profesional shkathtësitë menaxheriale dhe administrative, si dhë përformancën e kandidatëve dhe koncept dokumenti në lidhje me vizionin që e kanë kandidatët për kryeprokurorë. Po ashtu edhe me këtë rregullore parashihet që kandidatët kanë poetim të njejtë me atë mashkullore do të propozohen të parët këto janë ndryshimet përmbajtjesore dhe është bërë në koordinim me miqët ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni.

Në këtë mbledhje janë propozuar edhe disa ndryshime, në lidhje me emërimin e zv.kryeprokurorëve. Po ashtu është diskutuar në lidhje me procesin e zgjedhjes se kryeprokurorëve çdo kandidat i KpK duhet të japë dorëheqje nëse vendos të kandidojë për pozitën e kryeprokurorit. Si dhre është dsikutuar pëe rolin anëtarëve të KPK-së,të cilët e kanë në zgjedhjen e kryeprokurorëve të prokurorive përkatëse.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka thënë se nëse një anëtar i KPK-së, dëshiron që të kandidon për kryeprokuror, së pari duhet të japë dorëheqje dhe te të zëvendësohet me një anëtarë të asaj prokurorie prej nga vjen.

Ndërsa Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka propozuar se nëse ndonjë nga anëtarët e KPK-së, është pjesë komisionit për vlerësimin e kandidatëve për kryeprokurorë, ai anëtar nuk duhet të këtë drejt vote edhe në përzgjedhjen e kryeprokurorëve të cilën e bënë Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Të ngjashme