Këshilli drejtues i SBAShK-ut mbajti takimin e rregullt ku u debatua për Kongresin Zgjedhor, që mbahet më 24 shkurt. Me këtë rast kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj tha se përgatitjet për kongresin e 7 kanë filluar me kohë, raporton Ekonomia Online.
“Duke parë që është një volum i madh i punëve kryesia ka marrë vendim që te formohen 4 komisione që të vlerësojnë punët. Unë jam shumë i sigurt se kongresi jonë do të jetë festiv, por gjithmonë në shërbim që neser të jetë më mirë se sot në SBAShK”, tha Jasharaj.
Koordinator i komisioneve Ymer Imeri, tregoi ecurinë e programit që do të mbahet me 24 shkurt ditën kur do të mbahet Kongresi Zgjedhor.
“Do të jenë 16 mysafir ndërkombëtar nga shtete të ndryshme. E kemi bërë rezervimin e hoteleve, kemi bërë edhe agjenden e vizitave që kanë me u vizitu pas kongresit. Materialet, statuti dhe agjenda janë shumëzuar dhe janë dërguar në e-maile. Gjithsej kongresi do të ketë 161 delegatë. E kemi përpiluar edhe rregulloren”, tha Imeri.
Ndërkaq këshilli propozoi edhe emrat për kryetar të SBAShK-ut:
Rrahman Jashari
Bardh Bardhi
Ymer Imeri
Arta Rudi