Ndërsa Irani mund të detyrohet të ulë prodhimin e naftës, ShBA-të po planifikojnë të bëjnë të kundërtën.
Administrata Trump ka thënë se po shqyrton masa për të rritur prodhimin e saj.
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, u tha gazetarëve: “Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë e naftës dhe kemi shqyrtuar masat që mund të ndërmarrim këtu në SHBA për të rritur prodhimin e SHBA-së shumë shpejt.”
“Ka gjëra, rregullore që po qëndrojnë, si p.sh. sa shpejt mund të miratohen gjërat… dhe ne po i studiojmë ato, si mund t’i ndryshojmë ato dhe kemi folur me kompanitë e naftës për këtë.”