Këshilltari i Bislimit: Vuçiqi tha nuk nënshkruaj me Kosovën por në kohën e Isa Mustafës e kishte bërë

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Klisman Kadiu, këshilltar i zv/kryeministrit Besnik Bislimi i ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Vuçiq, i cili tha se nuk nënshkruajti marrëveshje me Kosovën pasi Kosova nuk është vend i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk dëshiron të arrijë me të marrëveshje ndërkombëtare.

Kadiu ka vënë në dukje kohën kur Vuçiqi kishte nënshkruar me ish-kryeministrin Isa Mustafa marrëveshjen e dytë për Asociacionin më 2015.

“Po a nuk kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare dhe ato të nënshkruara më herët? Të nënshkruara dhe nga vetë Vucic (së bashku me Isa Mustafën). Ato ku obligimet janë Pacta sun servanda, nën dhe “gjuhën” e BE-së?”, ka shkruar Kadiu.

Teksa ka pyetur se pse atëherë Vuçiqi i nënshkruante marrëveshjet pa hezitim.

“Pse i nënshkruante pa hezitim më herët marrëveshjet ndërkombëtare Vucici e tash jo? (për këtë spo jap përgjigje se tranohet opozita)”, ka shkruar Kadiu.

Të ngjashme