Këshilltari i Konjufcës: Ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabineti të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar në lidhje me shpenzimet e deputetëve për derivate.

Ai shkruan se ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate, e janë tërhequr nga këto siç i ka quajtur ai, beneficione, tek tash.

Sipas tij, listat e fundit të deputetëve për shpenzimet e derivateve nuk janë korrekte, sepse sipas tij, kjo dukuri nuk është trajtuar prej fillimit.

Postimi i plotë i tij:

Rreth debatit për mbulimin e shpenzimeve te udhëtimit.
Këto ditë është hapur një debat produktiv në rrjete sociale dhe media.
Debat produktiv për arsyen se është mirë dhe korrekte që shpenzimet e parasë publike të jenë publike për të gjithë qytetarët, e sidomos të deputetëve të cilët edhe janë të zgjedhur direkt nga populli.

Dje reagova në lidhje me shpenzimet e një deputeti për temën të cilën këto ditë u trajtua në rrjete sociale. Por për korrektesi pa përmendur emra të përveçëm. Thjesht për t’i treguar publikut se këto shpenzime të krijuara për deputetët e Republikës së Kosovës, nuk janë të paraqitura saktë dhe me korrektësi. Në listat e publikuara në publik disa deputetë u paraqiten si kampion të shpenzimeve të derivateve, pa u trajtuar kjo dukuri që nga fillimi i saj prej vitit 2011, por thjesht duke piketuar vetëm disa muaj nga 10 vitet e kaluara. Pra vetëm muajt nëntor dhjetor të vitit 2021.

Kur një temë apo dukuri ka interes të trajtohet, le të trajtohet e gjitha nga fillimi e deri sot. Ka deputetë të cilët kanë shpenzuar mbi 25,000 euro për derivate, pa dashur paragjykuar se a jetojnë në Prishtinë apo jo, me mirë e dijnë qytetarët. Dhe kane hequr dorë nga këto beneficione tek këto ditë kur është bërë kjo temë.

Tash ju bëj thirrje mediave dhe ata të cilët kishin interes për këto shpenzime, mos të krijojnë tituj nga paragrafi i parafundit, por i ftoj që në të ardhmen temat e caktuara të trajtohen nga A e deri në ZH.

Të ngjashme