Këshilltari i Lajçakut e komenton deklaratën e Kurtit: Mospajtimet s’janë dëshmi që emisari është në anën e Serbisë

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 12:40 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilltari i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Christian Ramet, tha se unioni po u kërkon palëve që të fillojnë pa vonesë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura, raporton Ekonomia Online.

Këto komente këshilltari i Miroslav Lajçakut, i bëri në Samitit të Paqes dhe Demokracisë, që po mbahet në Prishtinë. Ai më tej shtoi se në këtë kohë krizash sidomos pas luftës në Ukrainë është koha për zgjerimin e BE-së.

“Mospajtimi me propozimin e Kosovës nuk do të thotë se ai është në anën e Serbisë. Ka pasur raste kur ka qenë e kundërta, kjo është detyra e emisarit”.

“Agresioni rus mbi Ukrainë na ka treguar se është koha për zgjerimin e BE-së. Kur të implementohet marrëveshja e Ohrit, do të hapen mundësi që nuk kanë qenë më herët dhe do të ketë benefite për Kosovën. Kjo besoj që është arritja me e madhe e dialogut deri më tani.  Por duhet të fillojë implementimi i marrëveshjes dhe aneksit”.

“Marrëveshja ka ndodhur qe tre muaj dhe nuk ka ndodhur asnjë progres. Shumë potencial ka humbur në menaxhimin e krizës dhe uljes së tensioneve. Kur ka tensione nuk ka hapësirë për dialog dhe normalizim. Ajo që BE pret është implementimi, sigurisht.  BE u kërkon palëve që të fillojnë pa vonesë zbatimin dhe të gjitha marrëveshjet e tjera”.

Deklaratën e tij e ka mbështetur edhe Cynthia Cook, nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila ka thënë se ShBA-ja është mbështetësi më i madh i Kosovës, raporton EO.

Madje sipas saj, Asociaacioni i komunave me shumicë serbe duhet që të formohet ngase është zotim i dhënë.

“ShBA-ja është mbështetësi më i madh i Kosovës. Duam ta shohim Kosovën në NATO dhe rruga e vetme është dialogu”.

“Asociacioni duhet të ndodhë. Në këtë mënyrë, Kosova do ta hapte gjithë potencialin që ka. Ka njerëz shumë të mençur në këtë vend që po bëjnë pune të mirë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme