Këshilltari Thaçit: Po të qëndronte Kurti më gjatë si kryeministër, me shqelma do ta përmbyste Kushtetutën

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka thënë, se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është  dhunues i të drejtave dhe lirive të qytetarëve.


Behramaj ka thënë gjithashtu, se po  po të vazhdonte më shumë Kurti si kryeministër do të përmbyste Kushtetutën.

“Sikur të kishte qëndruar më gjatë si kryeministër, më nuk do të mund as t’i referoheshim Kushtetutës, se me shkelmime do ta përmbyste”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Edhe zyrtarisht Albin Kurti është dhunues i të drejtave e lirive të qytetarëve dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”.

Sikur të kishte qëndruar më gjatë si kryeministër, më nuk do të mund as t’i referoheshim Kushtetutës, se me shkelmime do ta përmbyste. As “Baballarët e Kushtetutës” nuk do e njihnin nga shkëlfitja që do i bënte!

Të ngjashme