Pajisja e ardhshme e Apple iPhone 8 ende nuk është paraqitur në treg, ndërkohë që kanë nisur thashethemet për modelin tjetër iPhone 9, të cilin kompania do ta prezantojë në vitin 2019.
Sipas këtyre spekulimeve, iPhone 9 do të ketë ekrane të mëdha OLED prej 5,28 dhe 6,46 inç. Këtë e kanë zbuluar burime të furnizuesve të Apple. Për shkak të këtyre ekraneve, modelet ekzistuese do të duken si miniaturë, pasi iPhone 7 standard ka 4,7 inç, ndërsa iPhone 7 Plus ka ekran 5,5 inç.
Tash për tash nuk ka informacione për dizajnin e vetë pajisjes, por shtëpiza nuk duhet të jetë e madhe pavarësisht ekraneve të mëdha, pasi ata do të shtrihen nga skaji në skaj. Flitet se iPhone 8 do të ketë ekran 5,8 inç në profil pak më të madh se sa 5 inç. Samsung ka pranuar të prodhojë ekranet OLED për iPhone, ndërsa fillimin e bashkëpunimit do ta shënojë modeli i sivjetmë.