Kështu duket palestra para se të fillojë ndeshja Kosovë – Hungari

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 18:46 | Nga

Kosova në kualifikimet për Kupën e Botës, në Dritarën e Tretë, takohet me kombëtaren e Hungarisë në Prishtinë.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve nga ora 20:30, ku të gjitha parapërgatitjet janë bërë nga Federata e Basketbollit të Kosovës, mëson Insporti.

Para se të nisë ndeshja Kosovë – Hungari, për jetën, karrierën dhe kontributin e dhënë për basketbollin e Kosovës dhe shqiptar, Federata e Basketbollit të Kosovës do ta nderojë familjen e Gazmend Sinanit, që humbi jetën herët në aksident trafiku në natën e ditëlindjes së tij.

Në katër anët e sallës, ku Gazi filloi karrierën me Prishtinën, janë ngitur banerë, në shenjë përkujtimi, me mbishkrimin “PËR TY GAZ15” dhe “GAZ15”.

Kujtojmë se basketbolli kosovar është tronditur me humbjen e Gazit, i cili humbi jetën në Gjakovë, pas një aksidenti me veturë, ku brenda ishin edhe Granit Rugova, Fisnik Rugova dhe Altin Morina, me fizioterapeuti, Kujtim Shala.

Të ngjashme