Lidhja Demokratike e Kosovës që nga fillimi i negociatave për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e deri tek mocioni i mosbesimit për partnerin ka pasur zhvillime të ndryshme politike.
Që nga ajo kohë nënkryetarja e tanishme e LDK-së, Vjosa Osmani, ka dalë disa herë kundër partisë së saj.
Sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë e vendin e saj ta marr kryeministri Avdullah Hoti.
Klan Kosova ka kontaktuar me disa nga themeluesit e LDK-së, të cilët deklaruan se nuk po merren shumë me zhvillimet politike të këtij subjekti politik.
Një ndër themeluesit e LDK-së, Mehmet Kraja deklaroi për klankosova.tv se nuk bën deklarata rreth zhvillimeve të tilla.
Ndërsa Jusuf Buxhovi tha se nuk po merret fare me zhvillimet politike të kësaj partie.
Mirëpo për një themelues tjetër Lidhjes Demokratike tē Kosovës, shkarkimi i Vjosa Osmanit ishte i pritshëm.
Milazim Krasniqi për klankosova.tv deklaroi se mënyra e politik bërjes së Vjosa Osmanit dallon dhe se ajo po tenton të krijoj një LDK të re.
“Mënyra e politik bërjes së Vjosës dallon nga mënyra e kaluar e politik bërjës së LDK-së, në kohën sa kam qenë unë në të kur nuk jemi pajtuar jemi largu nga partia ndërsa tek Vjosa është ndryshe pasi është brenda partisë por voton kundër”.
“Kjo paraqet një tentativë për të krijuar një LDK të re jo sovrane që shkon pas qerres së Lëvizjes Vetëvendosje, kjo praktikë është e njohur në botë kur një parti bëhet satelit e një partie tjetër. Qëndrimet e Vjosës janë shumë më të përafërta me Albin Kurtin sesa me LDK-në”.
Milazimi mes tjerash kujtoi se në të kaluarën njerëzit brenda LDK-së nuk shkarkoheshin por largoheshin vet nga partia në momentin që nuk pajtoheshin me vendimet e partisë.
“Lidhur me shkarkimin e saj jam konfuz pasi që LDK nuk e ka pasur një praktikë të tillë po flas deri në vitin 2000, mirëpo edhe kjo paraqet zhvillim të ri në LDK.
“Sa i përket votimeve nuk kam prognozë sa i përket votimeve, mirëpo mund të them se LDK sa herë që ka pasur konflikte kanë reflektuar në elektorat si për shembull rasti i Nexhat Dacit ani se ka pasur ndikim më të vogël”.
Por Krasniqi mes tjerash thotë se nëse zgjedhjet mbahen së shpejti shkarkimi i mundshëm i Osmanit do të ketë ndikim në elektorat.
“LDK mbetet stabile por cfarë ndodh pastaj nuk e di, nëse zgjedhjet mbahen së shpejti do të ketë ulje të votave, mirëpo nëse zgjedhjet mbahen pas dy vjete efekti i Vjosa Osmanit mund të minimizohet”, deklaroi Krasniqi.