Kështu hapet gropa e madhe në parkingun e spitalit në Jerusalem

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Është hapur një gropë e madhe tek një parking spitali në Jerusalem duke gëlltitur makinat e parkuara.

Nuk raportohet për të lënduar.

Një video e publikuar nga Qendra Mjekësore Shaare Zedek, në një nga spitalet kryesore në Jerusalem, tregoi një pjesë të parkingut duke u shembur në një gropë të thellë, me re pluhuri që dilnin prej saj.

Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shembjen e parkingut, por kjo duket tronditëse për banorët e asaj ane raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme