Me qindra serbë kanë bllokuar rrugën Njësisë Speciale gjatë aksionit në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.
Sipas disa fotografive, rruga e Njësisë Speciale është bllokuar me goma të cilat janë djegur për të penguar këto njësi në aksionin e tyre.
Deri më tani Policia ka njoftuar se një pjesëtar i PK-së ka mbetur i plagosur dhe dhjetëra të arrestuar e në mesin e tyre edhe komandanti i Policisë së Zubin Potoku.