Një grup qytetarësh serbë në Mitrovicën Veriore ia kanë uruar ditëlindjen e 50 të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një mënyrë jo të zakonshme.
Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, menjëherë pas mesnatës, mbështetësit e Vuçiqit i kanë ndezur disa dhjetëra pishtarë me të cilët e kanë formuar numrin 50, në Sheshin “Mbreti Llazar”, përballë shtatores së këtij mbreti, në qytetin e ndarë të Kosovës.
Ata kanë postuar dhjetëra fotografi në rrjetet sociale dhe një video-regjistrim në Youtube.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mbush sot 50 vjet./ge