Nëse vuani nga pagjumësia gjatë natës, ndoshta mund të jeni në telashe më shumë se sa që e mendoni. Pagjumësia është e tmerrshme për trupin tuaj, sidomos për mendjen.
Së pari e afekton përqendrimin dhe më pas shkakton depresion dhe dhimbje fizike, transmeton Klan Kosova.
Është shumë e rëndësishme që ju ta përmirësoni kualitetin e gjumit që të jeni më të shëndetshëm dhe më të lumtur.
Blijini vetes një dyshek të mirë
Krijoni një rutinë gjumi, flini gjithmonë në të njëjtën kohë
Shmangni pijet alkoolike dhe ato me sheqer e po ashtu edhe kafen
Krijoni një ambient të mirë gjumi
Bëni palestër