Kështu u fal Fitër Bajrami në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Pak minuta pasi zbardhi dita, besimtarët myslimanë u drejtuan kah xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Për ta e enjtja është ditë e rëndësishme dhe nuk bënë të mungojnë në faljen e namazit të Bajramit.

Këtë herë është mundësia që të jenë të pranishëm fizikisht, por të reduktuar në numër e duke mbajtur distancë mes vetë për shkak të pandemisë.

Imami i kësaj faltoreje, hoxhë Kushtrim Kelmendi, të pranishmëve këtu u foli se çka duhet të veprojnë tani që përfundoi muaji i Ramazanit.

Ndërsa, hoxhë Musli Arifaj tregou se për çka është më e rëndësishme kjo festë.

Arifaj pati edhe një porosi për të gjithë.

Kur përfundoi falja e Fitër Bajramit, Arifaj iu kërkoi besimtarëve që të kenë kujdes gjatë urimit me njëri tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme