Ekonomia Online
FUNDIT

Këta ishin deputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Këta ishin deputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Përmes një postimi në “Twitter”, sot u bë e ditur se Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratuan 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime. Por cilat ishin votat kundër? Komisioni ka dërguar […]

Përmes një postimi në “Twitter”, sot u bë e ditur se Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratuan 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.

Por cilat ishin votat kundër? Komisioni ka dërguar emrat për Gazetën Insajderi.

Jorge Buxadé Villalb, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian. Gunnar Beck, anëtar gjerman i Parlamentit Evropian nga AfD (Alterniva për Gjermaninë).

Tom Vandendriessche, anëtar belg i Parlamentit Evropian i Vlaams Belang.

Milan Uhrík, anëtar sllovak i Parlamentit Everopian nga Partia Popullore “Nase Slovakia”.

Isabel Benjumea Benjumea, anëtare spanjolle e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Spanjolle (PP).

Maite Pagazaurtundúa, anëtare spanjolle e Parlamentit nga Unioni Progresist i Spanjës.

Ndërkaq abstenimet: Lucia Ďuriš Nicholsonov, anëtare sllovake e Parlamentit Evropian, e pavarur.

Javier Moreno Sánchez, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian, Aleanca Progresiste e Socialistëve dhe Demokratëve të Spanjës.

Domènec Ruiz Deves, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian, Partia Socialiste e Punëtorëve në Spanjë.

Të ngjashme