Këta janë armiqtë e fshehur të veshkave të shëndetshme

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 10:25 | Nga

Dëmi i shkaktuar në veshka shpesh nuk mund të rregullohet, prandaj bëni kujdes në shprehitë në vijim dhe nëse keni mundësi, gjithsesi i rregulloni!

Veshkat janë të rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të trupit sepse rregullojnë tensionin e gjakut, balancimin e ujit dhe elektroliteve dhe eliminojnë materiet e dëmshme nga organizmi.

Nëse darkën e kaloni shpesh në kanape, me një qese çips në njërën dorë dhe telekomandën në dorën tjetër, me siguri jeni të vetëdijshëm se sa e dëmtoni shëndetin tuaj.

Derisa shprehitë si këto shumica i konsiderojnë të pashëndetshme, disa forma të tjera po ashtu dëmtojnë organizmin tonë, por nuk jemi edhe aq të vetëdijshëm!

Përdorimi i tabletave kundër dhimbjeve për një kohë më të gjatë

Përdormi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të madhe, ka veprim të dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave.

Edhe ilaçet që merren me recetë edhe ato pa recetë mund të ndikojnë në reduktimin e qarkullimit të gjakut në veshka. Ilaçet kundërinflamatore josteroide që përdoren për shërimin e dhimbjeve dhe temperaturën e rritur, janë shkaku kryesor i kësaj.

Në mes një dhe tre për qind të arsyeve të reja të dështimit kronik të veshkave në vit shkaktohen me keqpërdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, thonë shkencëtarët.

Pirja e duhanit

Ndikimi i cigares në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por hulumtimet tregojnë se si duhanpirësit janë më të prirë të kenë proteina në urinë, çka është shenjë e dëmtimit të veshkave.

Sëmundjet të cilat ndikojnë në punën e veshkave, si diabeti dhe tensioni i lartë po ashtu përkeqësohen nga konsumimi i duhanit, ndërsa duhanpirësit gjithnjë e më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë treguar hulumtimet.

Ushqimi i pasur me sheqer

Për së tepërmi sheqer çon te problemet shëndetësore si diabeti dhe trashja – dhe këta janë faktorët e rrezikut për sëmundjet e veshkave.

Reduktoni konsumin e sheqerit në organizëm dhe do të reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqerna të përpunuar nënkupton edhe më pak kalori, kimikate dhe kripë, ndërsa beli dhe veshkat do t’ju jenë mirënjohëse.

Teprimi me kripë

Ushqimi shumë i njelmët mund të rrisë tensionin e gjakut. Tensioni i lartë dëmton veshkat dhe me kohë mund të çojë deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3.300 mg kripë në ditë, organizmat shëndetësorë rekomandojnë konsumin ditor prej 2.300 mg, pra rreth një lugë kripë.

Ata me tension të lartë dhe veshka të sëmura kanë nevojë të konsumojnë edhe më pak kripë – rreth 1.500 mg në ditë. Për fillim, reduktoni konsumin e ushqimit të përpunuar dhe sa më pak përdoreni kripën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme