Kuvendi ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, rezolutë e cila obligon Kuvendin që brenda gjashtë muajve të nxjerrë ligj për vlerat e UÇK-së
Nga votimi morën pjesë 72 deputetë dhe 61 votuan për, ndërsa 11 deputetët e “Vetëvendosjes” abstenuan.
Deputetët e “Vetëvendosjes” që abstenuan në këtë votim janë: Besa Baftiu, Driton Çaushi, Aida Dërguti, Mytaher Haskuka, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Glauk Konjufca, Ismail Kurteshi, Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri.