Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident, që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit, në magjistralen Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Krushë e Vogël të Rahovecit.
Sipas policisë, vetura me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë janë përplasur nga një kamion i “Bechtel-Enkas”, i cili hjatë kyçjes në rrugë nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe me këtë rast ka ardhur deri te aksidenti tragjik.
Indeksonline raporton se viktimat janë Gazmend Gashi dhe Samir Elshani nga fshati Nagavc i komunës së Rahovecit.