Të martën (1 prill), Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se dy kosovarë të akuzuar për mashtrimin e amerikanëve, janë ekstraduar në ShBA.
Të ekstraduarit janë vëllezërit Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Ambasada amerikane theksoi se ekstradimi u bë falë koordinimit të shkëlqyer dypalësh sipas Traktatit të Ekstradimit ShBA-Kosovë.
“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurt Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, u tha në njoftimin e djeshëm të Ambasadës.