Zyrtarisht konfirmohet se 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.
Por kush ishin fatkeqët e këtij tërmeti?, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Familja Lala, ishte me e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Vetëm Ram Lala, 17 vjeçari i familjes, shpëtoi nga rrënojat duke shpëtuar dhe duke u dërguar për kurim jashtë vendit.
Një tjetër familje u shua si pasojë e tërmetit të fundit 6.4 ballë ishte dhe familja Cara nga Thumana e cila u përcoll te premten në banesën e fundit.
1.Fatmira Cara 53 vjeç,
Albert Cara 54 vjeçari kryefamiljari i mbijetuar nga familja Cara qe u nis për kurim jashtë dhe Lindita Cara.
Nuk mund t’i mbash dot lotët teksa sheh fotot e një familje të tërë, jo varur në një kornizë, por në shtyllën e njoftimeve të të vdekurve. Janë pjesëtarët e familjes Reçi që u ndanë tragjikisht nga jeta
Një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, Klement Çupi kishte dy ditë që ishte kthyer në atdhe nga Anglia, ku edhe punonte si taksist.
Ndërsa vëllai i tij, Nikolini ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet në spital.
Nenkolonel Bajram Hajdarmataj 54 vjeç , ishte një tjetër viktime e tërmetit te 26 nëntorit. Ai humbi jetën në Kavalishencën e Ministrisë se Brendshme ne Durrës.
Vëllezërit nga Kosova Isah Abazi, 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç te cilët lanë pas dy fëmijë dhe kishin ardhur ne Shqipëri për te punuar si mekanike.
Nënë e bijë. Esiela Karanxha 8 vjeçe humbi jetën nën rrënoja, në krahët e së ëmës, Dienës
Eviola Broshka, 28 vjeçe ishte balerina e re e cila humbi jetën tek hotel Mira Mare ne Durrës
Saimir Greku, 31 vjeç qëndroi për orë të tëra nën rrënoja. Komunikoi vazhdimisht me ekipin e shpëtimit. Këta të fundit, ia dolën ta nxjerrin gjallë, por për shkak të plagëve të shumta, nuk ia doli të mbijetonte.
Pëllumb Greku 57 Vjeç, dhe Çelike Greku, prindërit e të riut, humbën jetën gjithashtu.
Hajrie Vata 65 vjeçe, vdiq duke mbrojtur nipin e saj. Ndërkohë nipi tjetër Rolejdi Vata 7 vjeç nuk mundi të mbijetojë.
Viktima mbeten edhe Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjeç Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gruaja e Kastriotit së bashku me djalin.
Ne Kurbin, Kristian Preçi, 26 vjeç ishte e dëmtuari nga tërmeti por qe humbi jetën si pasoje e aksidentit rrugës për ne spital.
Ersid Hoxholli , 32 vjeç i vdekuri tjetër i cili u hodh nga lartësia për shkak te panikut nga tërmeti ne Mamurras.