Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për tre nxënësit fitues të “Garës digjitale me nxënës për tatime”, me temë “ Si ndikojnë mashtrimet ne tatime tek ju dhe komuniteti juaj” e cila është duke u organizuar për herë të dytë në nivel vendi.
Qëllimi kryesor i kësaj gare ishte edukimi i hershëm i gjeneratave të reja për rendësin e tatimeve, formë kjo e edukimit e cila do t’i ndihmoj vendit dhe tregut të punës në të ardhmen, me njerëz të formuar drejt në segmentin tatimor.
Pavarësisht që të gjitha punimet ishin tejet kreative dhe të punuar me shumë përkushtim, karakteri i garës e ka në vete konkurrencën, në mënyrë që punimet të jenë sa ma të mira. Andaj, në këtë garë janë votuar tre punimet më të mira:
Vendi I
Oketa Kërqeli dhe Anila Asllani
“Hello Academy of Education”
Vendi II
Loena Mehmeti
“Mitrush Kuteli” Prishtinë
Vendi III
Suela Krasniqi
“Naim Frashëri” Prizren
ATK, Banka Botërore dhe GIZ falënderon të gjithë nxënësit dhe drejtues e shkollave për përkushtimin e treguar në ecurinë e kësaj gare, në të njëjtën kohë inkurajojmë nxënësit që të vazhdojnë të jenë pjesë e projekteve të ardhshme të ATK-së.