Këta janë gjyqtarët që do ta trajtojnë rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, e ka caktuar trupin gjykues që do ta trajtojë rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Katër gjyqtarët që do ta trajtojnë rastin kryesor në Gjykatën Speciale janë: Charles Smith, Christoph Barthe, Guenael Metraux dhe Fergal Gaynor gjyqtar rezervë, raporton Nacionale.

Këta katër gjyqtarë janë me nacionalitete të ndryshme: Charles Smith që ishte kryetar i trupit gjykues në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kristof Barte është nga Gjermania, Guenal Metraux është nga Zvicra dhe gjyqtari rezervë Gyanor është nga Irlanda.

Çështja e Thaçit dhe të tjerëve do të kalojë te trupi gjykues më 15 dhjetor. Për këtë sot ka bërë njoftim gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Giju.

Të ngjashme