Kombëtarja e Shqipërisë është renditur në grupin E në kualifiikimet për Kampionatin Evropian.
“Kuq e zinjtë” në këtë grup do të jenë përballë Polonisë, Çekisë, Ishujve Faroe dhe Moldavisë.
Në shortin e hedhur në Frankfurt të Gjermanisë, Shqipëria ishte në vazon e tretë.
Ndeshjet për kualifikimet në “EURO 2024”, do të luhen nga muaji mars i vitit 2023.
Kampionati Evropian do të luhet në Gjermani.