Mirëpo gjatë kësaj jave, kjo aktakuzë pritet të plotësohet dhe të ridërgohet përsëri në gjykatë. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar prokurori Special, Sylë Hoxha.
“Ditët në vijim do ta rikthejmë në Gjykatën Themelore. Aktakuza do të plotësohet dhe përmirësohet”, është shprehu shkurt Hoxha.
Nga Gjykata Themelore e Prishtinës u tha se përshkrimet faktike në aktakuzë ishin konfuze dhe kërkonin korrigjime dhe sqarime nga Prokuroria Speciale për të shmangur vonesat dhe pengesat në proces.
Njëra ndër vërejtjet që kanë pranuar Prokuroria është edhe baza ligjore për ndalimin e pensioneve për veteranët.
Lajmi.net kishte raportuar ekskluzivisht se rreth kësaj aktakuze. Kujtojmë se të akuzuar për këtë rast janë 12 anëtarët e komisionit për verifikim të veteranëve; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.
Prokurori special Elez Blakaj i cili kishte hetuar falsifikimet e dyshuara në listën e veteranëve, dha dorëheqjen në gusht. Blakaj tha se ishte nën kërcënimin e “njerëzve të njohur dhe të panjohur” të cilët donin që ai ta mbyllte hetimin.