Këtë vit “AGROKOS” mbledhë 85 kompani

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Edhe pak ditë deri në hapje zyrtare të Edicionit të 18-të të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit “AGROKOS” i planifikuar në data 17-19 tetor 2018 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Qëllimi i këtij projekti është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke u mundësuar bizneseve promovim të nivelit me standarde të larta të certifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtarë i Panaireve me seli në Francë UFI.org.

AGROKOS  për 18 vite rresht është duke ndihmuar bizneset në gjetjen e partnereve vendorë dhe ndërkombëtarë, po ashtu shtrirje në tregje të reja përmes kontakteve që krijohen në Panair si dhe nga platforma e lansuar këtë vit për ekspozuesit “B2B shërbim për 365 Dite”.

Këtë vit vijnë në AGROKOS mbi 85 Kompani të organizuara në pavijone të përbashkëta si dhe në pjesëmarrje individuale.

Qeveria e Bosnjës dhe ajo e Malit te zi përmes Asociacioneve te Bizneseve në vendet e tyre dhe Oda Ekonomike e Selanikut sjellin numrin më të madh të bizneseve jashtë Kosovës duke u shoqëruar nga bizneset Individuale nga Gjermania, Zvicra, Hungaria, Serbia dhe Shqipëria.

Nga Kosova janë kryesisht biznese prodhuese dhe shpërndarëse të cilat po e shfrytëzojnë Agrokos-in në gjetjen e klientelës së re dhe për rritje të volumit të shitjes, gjë e cila po ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës

Pra ky Panair edhe këtë herë për të 18-in vit me radhë po dëshmon vetën si një nga ngjarjet më të rëndësishme te agrobiznesit në Kosovë dhe rajon.

Prishtina me Hotelet dhe Restaurantet e saja nga data 16-19 tetor do të jenë plotë të mbushura me mysafiret që vijnë në AGROKOS dhe në këtë formë po ngrisim një imazh tepër pozitiv edhe për Prishtinën dhe Kosovën në përgjithësi.

CEO ju fton dhe ju si media që ta përcillni këtë panair nga afër për t’i takuar kompanitë me produkte shumë interesante, duke ju sjellë kështu informata edhe atyre qytetareve që nuk arrijnë të vizitojnë panairin AGROKOS 2018 në Pallatin e Rinisë në datat 17,18 dhe 19 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme