Këto do të jenë temperaturat në fundjavë

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundjavës do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C, bën të ditur Prishtina Ëeather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga fillimi i javës së ardhshme mbi rajon pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga Evropa Qendrore, që sjellë kushte për zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullima, kryesisht orëve të pasdites.

Parashikimi për periudhën 22-26 gusht:

22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.

23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mundësi për zhvillim të ndonjë rrebeshi shiu.

24.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vranësirave, e priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.

25.08 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

26.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, në fundjavë do të vazhdojnë të rriten, e në ditët e para të javës së ardhshme në rënie të lehtë. Minimalet nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 32C në fundjavë, zbresin në 26C, ditë të para të javës në vijim.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 2-11m/s.

Shtypja atmosferike në zbritje përreth vlerave normale

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme