Këto janë çmimet e reja të biletave për ndeshjen Ferronikeli – Milan

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Organizatori i ndeshjes Ferronieli – Milan, Agron Selimi, ka konfirmuar se kanë zbritur çmimin e biletave për këtë takim që do të mbahet më 10 gusht në Prishtinë.

Ai ka konfirmuar se asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për organizimin e kësaj ndeshjeje përveç çmimit të tiketave.

Këto janë çmimet e reja të biletave:

Biletat që janë shitur deri tash 35 euro kanë rënë në 15 euro.

Ato që janë shitur 50 euro kanë rënë në 35 euro.

Biletat me çmim 90 euro janë zbritur në çmimin prej 59 dhe 69 euro.

Dhe, biletat e shitura me çmim 150 euro kanë rënë në 89 euro.

Selimi ka konfirmuar në Info Magazine se tifozët që kanë blerë biletat me çmimet e derisotshme do t’u rimbursohen mjetet sipas çmimeve të reja.

Deri më tani ai ka pohuar se janë shitur katër mijë bileta që përfshinë rreth 30 përqind të kapacitetit të stadiumit  “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja.

E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se Milani me vete në Prishtinë do ta sjellë njërën prej kupave të fituara të Champions League me të cilën do të kenë rastin që të bëjnë fotografi ata që do të blejnë biletat.

Të ngjashme