“Këto janë disa nga projektet milionëshe që i pezullohen Kosovës nga sanksionet”

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka publikuar disa nga projektet milionëshe që janë pezulluar për Kosovën nga ana e BE-së, për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve për shtensionim të situatës në veri.

Projekti i parë i anuluar me vlerë prej 87 milion Euro godet 38.000 banorë të Prishtinës të cilët do të lidheshin me ngrohjen qendrore të qytetit në vitin 2027.

Projekti i dytë i anuluar me vlerë prej 110 milion Euro ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për energji solare mbi deponit e pluhurit të KEK e që do të prodhonte 110MW energji elektrike apo mbi 13% të kapaciteteve ekzistuese të Kosovës.

Projekti i tretë i anuluar është autostrada Merdare- Prishtinë me vlerë 207.7 milion Euro dhe e cila godet kryesisht diasporën dhe mban lartë koston e transportit të mallrave nga e për Kosovë.

Të ngjashme