Këto janë fobitë më të çuditshme që keni dëgjuar

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Shumica prej nesh përballen me fobi të ndryshme, kjo fobi tregon një objekt apo situatë që shkakton neveri tek ju. Madje ka shumë prej tyre, që janë shumë të njohura dhe një numër i madh i njerëzve përballet me të njëjtën sitautë.

Ja cilat janë më të përhapurat dhe disa që hasen më rrallë dhe na bëjnë kurioz.

Frika nga fluturimi – Quhet ‘aerofobia’ dhe është terrori i pakontrollueshëm ndaj udhëtimit me avion.Është më e përhapur nga sa mendohet: sipas një sondazhi të realizuar nga Eurodap (Shoqata europiane për shqetësimet nga sulmet e panikut) në Itali vuajnë nga kjo fobi 6 vetë në 10.Ata që vuajnë nga kjo, kanë frikë të gjenden në boshllëk, mendojnë mundësitë e problemeve mekanike të avionit si dhe turbulencat.Për të luftuar me këtë fobi është e udhës terapia psikologjike mbi sjelljen dhe kurset e organizuara nga kompanitë ajrore.

Mjekër frikësuese – Quhet ‘pogonofobia’ dhe tregon frikën ndaj fytyrës mashkullore që rrethohet nga mjekra e parruar.Në përgjithësi, frikësohen se mos personi është i egër apo ka qëllime të këqia, por mund të jetë edhe nga frika se ka pak higjenë dhe pastërti nga meshkujt që mbajnë mjekër.

Frika nga shiringat – Belonefobia është një tjetër frikë e përhapur, që ka të bëjë me objektet me majë të mprehtë ose prerëse.Quhet ndryshe ‘aichmofobia’ dhe mund të jetë një problem edhe kur merr një analizë të thjeshtë gjaku. Zakonisht, arrijnë ta kontrollojnë, por mund të shkaktojë krizë ankthi dhe panik. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë gjenetike, sepse ka tendenca të manifestohet më shpesh mes personave të së njëjtës familje.

Frika nga merimangat – Aracnofobia është shumë e njohur. Mund të paraqitet me nivele të ndryshme intensiteti. Nga një frikë e thjeshtë deri në terror të pakontrollueshëm dhe të shkaktojë sulme të vërteta paniku.Në disa raste, mjafton edhe një foto e thjesht e një merimange për të shkaktuar terror.

Frika nga frika – Quhet ‘panofobia’ dhe është tmerri që ndjen dikush nga fakti se mund të frikësohet.Bëhet fjalë për një situatë patologjike në të cilën është ndjesia e kërcënimit të vazhdueshëm nga një e keqe e panjohur.Shpesh cilësohet si një gjendje e lidhur me skizofreninë.

Frika nga palaqot – Zakonisht hunda e tyre e kuqe, goja gjigande dhe fytyra e bardhë shkaktojnë të qeshura. Por, kush vuan nga ‘coulrofobia’, dridhet nga frika.Kjo lloj fobie i ka rrënjët fikse, të lidhura me mënyrën në të cilën truri percepton mimikat dhe fytyrat.Ndryshimet e shpeshta të fytyrës së kllounëve e bëjnë të vështirë çkodifikimin e shprehisë dhe kjo bën të duken kërcënues.

Frika nga përbindëshat- Nuk i përket vetëm fëmijëve: Frika nga përbindëshat dhe fantazmat godet edhe të rriturit. Quhet, me terma angleze ‘bogyphobia’  dhe pak rëndësi ka nëse e dimë se formohet në baza irracionale.

Frika nga prekjet – Mund të duket një sjellje arogante dhe mendjemadhësie, por kush vuan nga ‘afefobia’ është i terrorizuar nga kontakti fizik me të tjerët. Frika nga prekjet dhe nevoja ekstreme për të mbrojtur trupin dhe hapësirën personale mund të jetë shkaktuar nga një sulm ose abuzim seksual.

Të ngjashme