Këto janë jahtet më luksozë që janë ankoruar në bregdetin shqiptar dhe vlera e tyre!

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 18:30 | Nga

Prania e jahteve në portet e një vendi do të thotë shumë për prestigjin e tij në arenën ndërkombëtare sa i takon turizmit.

Një ndikim të madh ka gjithashtu gjatësia e vijës bregdetare, madhësia e shtetit, numri i të pasurve, e deri tek tarifat portuale.

Pozicionin e parë në botë për numrin e jahteve të ankoruara e mban aktualisht Italia, me rreth 199 copë të tilla të shpërndara në portet e vendit.

Pas tij ndjek Franca (147), SHBA (143), Greqia (106) dhe Spanja (92).

Ndërkohë, edhe zhvillimi i turizmit në rajon ka bërë që në listë të klasifikohen edhe vende si Kroacia e Mali i Zi, të cilat ankorojnë përkatësisht 35 dhe 21 jahte luksoze ndërkombëtare.

Madje Kroacia me 35 jahte, tejkalon numrin e anijeve lundruese të këtij klasifikimi në Monaco, një prej vendeve më të pasura të botës.

Po në Shqipëri?

Shërbimet e specializuara për vendndodhjen e mjeteve të ndryshme lundruese tregojnë se edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga ky lloj turizmi elitar, ndonëse ende larg shifrave të Malit të Zi apo Greqisë fqinje.

Të ankoruara aktualisht, në Portin e Limjonit në Sarandë raporton SCAN, ditën e sotme ishin dy jahte që lundrojnë me flamurin e Maltës, “Ocean’s Four” dhe “Elisabet”. Të dyja këto jahte mund të akomodojnë deri në 10 persona, krahas ekuipazhit, dhe janë të pajisura dhe nga 5 kabina secila. Ato konsiderohen shumë luksoze dhe kanë pasur dizajnera të veçantë të kujdesen për arredimin e tyre.

“Ocean’s Four” është i prodhuar nga kompania prestigjioze italiane “Sanlorenzo Yacht”, ndërsa “Elisabet” prodhuar nga “Ocea Motor” përfshin edhe një pistë të vogël për uljen e helikopterëve. Të dyja pas qëndrimit në Sarandë janë drejtuar për në ishullin e Korfuzit.

Në Sarandë ndodhet aktualisht “Sailing Yacht A” në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko, i cila kushton 360 milionë paund. Ky mjet lundrues klasifikohet në kategorinë e superjahteve dhe direkët e tij arrijnë lartësinë e 91 metrave, më të larta se kulla Big Ben në Londër. Gjatësia e shtrirë e këtij jahti arrin në 143 metra dhe akomodon 20 të ftuar dhe një ekuipazh prej 54 vetash.

Aktualisht, ky superjaht lundron me flamurin e Bermudas dhe është një nga më të veçantit në botë për nga dizajni, për të mos u humbur nga ata që ndodhen për momentin në Sarandë.

Duke u ankoruar në portin e Sarandës janë edhe jahti turk “Seher-1”, ndërtuar më 1993 dhe rinovuar në 2008; si edhe superjahti “Trinakria”, ndërtuar në vitin 1927 dhe rinovuar në 2015. Qiraja javore e “Trinakria” 49 metra e gjatë dhe që akomodon 8 të ftuar është 70 mijë euro. Aktualisht, ajo lundron me flamurin e Shën Vinsent dhe Grenadinës.

Për vizitë në Shqipëri prej datës 23 Korrik është edhe jahti me vela “Graskarpfen”, i cili ka dhe një blog ku mund të gjeni përshtypjet e pronarëve për Sarandën, Butrintin dhe Gjirokastrën.

Në drejtim të Shqipërisë duket se është edhe jahti me flamur italian “Ohana” me gjatësi 50 metra, ndërsa duke lundruar në territorin ujor shqiptar është mjeti lundrues me vela “Shalan” me flamur maltez, i cili megjithatë nuk klasifikohet si jaht.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme