Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.
Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro.
Lajmin e ka dhënë zv.ministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, nëpërmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Po e fillojmë javën me nënshkrimin e memorandumit në Komunën e Podujevës, të cilën komunë po e financojmë me plot 1,036,650.00 €.
Këto mjete do të dedikohen për këto projekte infrastrukturore:
Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”, Podujevë, në vlerë prej 537,000€;
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeqël – Dumosh, Podujevë, në vlerë prej 159,000€;
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash – Dobratin, Podujevë, në vlerë prej 155,500€; si dhe
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga Gurëthyesi deri në rrugën “Sahit Llalloshi, Podujevë, në vlerë prej 185,150€.