Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që të miratohen masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, në Komunën e Prizrenit.
Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Sinjali, në këtë komunë është marrë vendim që operatorët ekonomik dhe qendrat tregtare të lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00.
Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% te kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.
ipas vendimit, lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapesirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.