Agjencia Federale e Punësimit e Gjermanisë ka prezantuar listën e pagave me shumën mesatare bruto të 100 profesioneve më të paguara.
Në krye të kësaj liste janë pilotët me pagë prej 6,150 euro, të cilët kaq paguhen mjekët dhe auditorët.
Pas këtyre vijnë inxhinierët civilë me pagë bruto prej 5,246 euro dhe ata të elektroteknikës me pagë prej 5,934 euro, ndërsa me pagën më të ulët janë ata që punojnë si shitës në furrat e bukës, berberët dhe recepsionistët, me paga ndërmjet 1,600 euro dhe 1,900 euro.
Sipas kësaj liste, një infermiere vitin e kaluar është paguar 3,032 euro, kurse mjekët kanë marr pagë prej 6,150 euro, të ndjekur nga arkitektët me pagë prej 4,087 dhe furrtarët me 3,502 euro.
Një ndihmës mjekësor merr pagë bruto prej 2,448 euro, një oftalmolog paguhet me 2,448 euro, shitësi i pastiçerisë paguhet me 1,839 euro, recepsionisti me 1,807 euro dhe kamarieri me 1,934 euro.
Shoferi i ekskavatorit merr pagë mesatare mujore bruto prej 3,421 euro, një nëpunës banke 4,875 euro, një shofer profesionist 2,556 euro dhe një shofer autobusi 2,556 euro.
Elektricistët, për shembull, në Gjermani vitin e kaluar fituan mesatarisht 3,143 euro në muaj, një elektricist 3,694 euro, arsimtarë 3,598 dhe një poçar 3,003 euro.
Instruktorët u paguan mesatarisht me 2,837 euro në muaj, një hidraulik 3,056 euro dhe pastruesit e ndërtesave 2,080 euro.
Vitin e kaluar, një dizajner grafik mori një pagë mujore bruto prej 3,322 euro, një rojtar 2,889 euro, ndërsa një ndihmës shtëpiak u pagua me 2,140 euro.
Nëpunësi industrial mori pagë prej 3,624 euro, ndihmësi i tij u pagua me 3,922 euro, ndërsa eksperti i IT-së u pagua me 4,236 euro.
Avokatët u paguan me 3,307 euro, arkëtarët në dyqane me 2,214 euro, mekanikët e makinave me 3,077 euro, kuzhinierët me 2,284 euro dhe piktorët me 2,776 euro.
Një mësues i shkollës fillore kishte një pagë mesatare prej 4,318 euro, një mësues i shkollës së mesme 5,488 euro, ndërsa një murator fitoi 3,214 euro.
Një inxhinier mekanik u pagua me 5,652 euro, një ndihmës laboratori mjekësor-teknik me 3,456 euro, një saldues me 3,738, një ndihmës në ambulancë 3,404 euro dhe një fizioterapist 2,513 euro.
Sipas agjencisë, psikologu paguhej mesatarisht me 4,537 euro bruto në muaj, këshilltari i marrëdhënies me publikun 4,436 euro, programeri 4,644 euro, mekaniku i anijes 3,953 euro, farkëtari 3,050 euro dhe marangozi 3,153 euro, përcjell telegrafi.
Nga të njëjtat të dhëna, pagat më të larta për vitin e kaluar ishin në qytetin e Autostadt Wolfsburg me mesatare prej 5,089 euro në muaj, pasuar nga Ingolstadt me pagë prej 5,004 euro dhe Erlangen me 4,907 euro.
Kurse në Hamburg paga mesatare ishte 3,820 euro, që është 400 euro më shumë se mesatarja gjermane në përgjithësi.
Qytetarët e Mecklenburg-Vorpommern kanë pagën më të ulët me një mesatare prej 2,608 euro.