Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që tri gra t’i emëroj për drejtorë komuna.
Blic merr vesh se Ramize Sinanaj- Shala, do të drejtoj Drejtorinë për Emergjencë edhe Siguri
Vjollca Kabashi do ta drejtoj Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, derisa Berbuqe Berisha, do ta drejtoj Drejtorinë e Shendetësisë.
Çel Lama do të jetë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Ish- deputetja Luljeta Veseli Gutaj do të jetë drejtoreshë e Arsimit, derisa Adem Morina do ta drejtoj Drejtorinë për Kulturë dhe Sport, raporton Gazeta Blic.
Ndërkaq, Behxhet Bytyqi do ta drejtoj Drejtorinë e Bujqësisë.
Këta emra ka vendosur dje Kryesia e PDK-së, ndërsa sot pritet të zyrtarizohen.
Gjatë ditës kreu i Prizrenit, Shaqir Totaj e kishte emëruar Kujtim Gashin nënkryetar të Komunës.
Është raportuar të hënën edhe për tre drejtorët nga Nisma Socialdemokrate.
“Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë në drejtorin e Zhvillimti Ekonomik dhe Turizëm. Pranverim Berisha, Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. Këta tre emra ka kohë që i janë dorëzuar kryetarit Shaqir Totaj, por nuk e di se pse emërimi nuk po ndodh ose kur do të ndodh”, ka thënë një burim nga Nisma.