Këto janë ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes

Prishtinë | 02 Dhj 2024 | 00:02 | Nga Ekonomia Online

Sekreti për të humbur në peshë është të hani në mëngjes ushqime, që janë të ushqyeshme dhe të ngopin.

Ja cilët janë ushqimet që ju sugjerojmë për mëngjes, që të arrini diçka të tillë.

Proshutë dhe vezë

Sipas studiuesve është mirë që në mëngjes të konsumohet një vakt që përmban 400 deri në 500 kalori, në qoftë se doni të bini në peshë, transmeton kp. Një mëngjes i bollshëm, ju ndihmon të ndiheni të ngopur, veçanërisht nëse ai përmban 200 kalori apo më shumë nga proteinat pa yndyrna, nga ushqime si vezët dhe proshuta me pak yndyrë. Proteinat ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë se sa karbohidratet, kështu që të hani proteina për mëngjes ju ndihmon të merrni më pak kalori gjatë pjesës tjetër të ditës.

Kosi

Një mënyrë për të marrë 200 kalori gjatë mëngjesit përmes proteinave është kosi me pak yndyrë. Dr. Milton Stokes i “St. Barnabas Hospital” në Nju Jork City këshillon që kosi të shoqërohet me feta bananesh ose lëng të trashë frutash të bërë nga boronicat apo manaferrat dhe copa akulli.

Drithërat e plota kokërr

Dr. Stokes sugjeron dhe një tjetër mëngjes me drithëra të plotë, që përmbajnë shumë fibra. Shtoni qumësht në drithërat tuaj dhe do të ndiheni më të ngopur gjatë ditës. Barbara J. Rolls, Ph.D., autore e “The Volumetrics Weight Control Plan” ndan po ashtu të njëjtin mendim. Sipas saj, ushqimet me shumë fibra ju lejojnë të hani më shumë ushqim ndërsa merrni më pak kalori.

Frutat e freskëta

Frutat e freskët përmbajnë shumë fibra, ndaj mëngjeset klasikë me fruta si bananet, grejpfrut, boronicat dhe pjepri janë shumë të mira. Bananet përmbajnë kalium, boronicat kanë veti antioksidante, grejpfruti dhe pjepri kanë shumë vitaminë C. Përpiquni të vendosni fruta të freskët në drithërat tuaja ose hani fruta me kos për t’u ndjerë të ngopur dhe për ta filluar ditën me energji.

Të ngjashme