Këto janë ushqimet që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve

Prishtinë | 13 Tet 2024 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Nëse po mundoheni të ndërtoni muskuj dhe të largoni kilet e tepërta, atëherë ushtrimet janë çelësi. Mirëpo po aq të rëndësishme sa ushtrimet janë edhe ushqimet që hani.

Që të ndërtoni muskuj ju keni nevojë për proteina, fruta, karbohidrate, perime, e yndyra të shëndetshme, shkruan Ekonomia.

Këto janë ushqimet që ndërtojnë muskuj:

Vezët

Vezët janë shumë të shëndetshme dhe një burim i mrekullueshëm i proteinave.

Uji:

Uji është çelësi për të ndërtuar muskuj, 9 gota në dita janë të nevojshme nëse po tentoni të ndërtoni një trup me muskuj.

Salmoni:

Salmoni është burimi më i mirë i omega 3. Po ashtu përmban një sasi të madhe të proteinave. Salmoni i egër është më i shëndetshëm.

Jogurti grek:

I paketuar me shumë proteina, jogurti grek ju mban më të mbushur për një kohë të gjatë. Po ashtu përmban shumë baktere të mira.

Vaji i ullirit ekstra virgjin:

Vaji i ullirit ekstra virgjin ka shumë yndyra të mira. AI ndihmon në ndërtimin e muskujve kur përdoret në sasi të konsiderueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme