Përderisa fryrja dhe gazrat e tepërta mund të jenë indikacion i ndonjë problemi më shëndet, në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga disa lloje të ushqimeve dhe nuk janë serioze, shkruan MedicalNews.
Ushqimet që shkaktojnë gazra zakonisht përmbajnë substanca që kanë këto karakteristika:
Janë të forta për tu zbërthyer, prodhojnë zhurmë apo gaz kur organizmi i zbërthen dhe janë të vështira për tu përtypur.
Fasulet- dhe disa lloje të tjera të ushqimeve në formë të kokrrave njihen për shkaktimin e gazrave. Ato përmbajnë një sasi të lartë të sheqernave të rafinuar të cilat trupi ka vështirësi t’i zbërthejë. Ato gjithashtu janë të pasura me fibra, që rrisin gazrat në organizëm.
Brokoli dhe disa perime të tjera- përmbajnë gjithashtu sasi të lartë të sheqernave të rafinuar dhe fibrave. Përpos brokolit edhe lulelakra dhe asparagusi mund të shkaktojnë gazra.
Mielli i bardhë- Prodhimet dhe gatimet e bëra nga mielli i bardhë kanë tendencë të shkaktojnë gazra tek njerëzit. Të gjitha këto produkte përmbajnë një proteinë të quajtur gluten, dhe disa persona janë in tolerant ndaj tij , për këtë shkak përjetojnë simptoma më të theksuara të fryrjes dhe gazrave.
Qepët- edhe pse përdoren shumë, ato mund të jenë shkaku që ju jeni duke përjetuar gazra dhe fryrje gjatë gjithëkohës. Prania e fruktozës që zbërthehet nga stomaku gjatë tretjes lëshon gazra të cilat përcillen edhe me aromë.
Qumështi dhe produktet e tij- përmbajnë një sasi të lartë të sheqernave dhe proteinave që janë të vështira për tu zbërthyer plotësisht. Sidomos për njerëzit që kanë intolerancë ndajlaktozës mund të jenë të prirur të kenë më shumë probleme të tilla.
A duhet të brengoseni nëse keni gazra?
Në shumicën e rasteve kjo nuk është një çështje për tu brengosur dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Disa nga simptomat që shfaqen dhe ju duhet të konsultoheni me një doktor janë: nëse keni probleme me absorbimin e disa materieve ushqyese, vuani nga intolerancë e fruktozës, laktozës, nga sëmundja celiake dhe prani të lartë të baktereve.