Këto lagje të Prishtinës do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, shkaku i punimeve të KEDS-it.

Sipas njoftimit të KRU-së, ndërpreja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Lagjet ku do të ketë ndërprerje janë: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre,  ju njoftojmë se gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër 6 korrik 2022, e mërkurë duke filluar nga ora 09:00-13:00.

Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”, thuhet në njoftimin e KRU’së.

Të ngjashme