Këto lagje të Prishtinës do të mbesin sonte pa ujë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa lagjet të kryeqytetit do të mbesin pa ujë si pasojë e një defekti.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në lagjen ” Ulpiana” në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë do mbesin konsumatorët e një pjese të lagjes” Ulpiana”, rruga ” Dëshmorët e Kombit” deri te lagjet mbrapa Spitalit Amerikan.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes.

Furnizimi rikthehet pas sanimit të defektit.

Të ngjashme