Janë mjaft të njohura për publikun shqiptar por a e dinit se këngëtaret Zanfina Ismajli, Nora Istrefi dhe Fjolla Krasniqi kanë qenë shoqe klase. Së fundmi, në rrjete sociale janë zbuluar disa fotografi nga shkolla ku shihen këngëtaret e njohura në një moshë fare të vogël.
Sot, Nora Istrefi vijon suksesshëm rrugëtimin e saj në muzikë ndërsa Zanfina prej kohësh është larguar nga skena por mbetet ende shumë e kërkuar dhe e pëlqyer. Sa i përket Fjollës, edhe ajo gjithashtu është larguar nga muzika, por tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.