Këto ushqime arrijnë të shërojnë këto sëmundje të rrezikshme

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 00:23 | Nga Ekonomia Online

Domate, spec, qepë, hudhër dhe majdanoz, këto perime mund të quhen edhe si antibiotikë bimorë, pasi janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut me vitaminat A e C dhe nevojat e organizmit për vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh.


Mund të konsiderohen si pesë super perimet që shërbejnë si “antibiotikë” në trajtimin e shumë sëmundjeve. Domatja, speci, qepa, hudhra dhe majdanozi janë këto pesë super perime të cilat edhe pse me siguri janë pjesë e menysë ushqimore, duhet të shtoni konsumimin e tyre, pasi vlerat ushqyese që ato përmbajnë janë të jashtëzakonshme.

Perimet   

Në jetën e njeriut perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm si ushqim, por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, pasi ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. Perimet përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht, vitamina. Ato nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. Perimet janë të pasura me kripëra të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit, hekurit etj., të cilat treten lehtësisht nga organizmi i njeriut. Disa nga perimet janë të pasura me proteina në sasi të barabartë me mishin, si për shembull, bishtaja (që quhet mishi i gjelbër) dhe në përgjithësi bishtajoret. Sa për vitaminat, perimet mbajnë vendin e parë. Vitaminat luajnë rolin kryesor në shkëmbimin e lëndës (metabolizmit) në organizmin e njeriut, pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut vitaminat A dhe C dhe nevojat e organizmit me vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh.

Domatja

Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe ulcerave kronike. Vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.

Speci

Speci po kështu ndihmon shërimin nga fruthi dhe dizenteria. Gjen përdorim të gjerë i freskët dhe i konservuar si piper, në sallata, turshi etj. Ka vlera të mëdha sepse përmban elemente të domosdoshme për organizmin siç janë karbohidratet (glukozë e fruktozë), proteina dhe yndyra. Sidomos, farat e tij që përmbajnë mbi 25% yndyrë. Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50 gr speca të freskët. Edhe vlerat kurative janë të mëdha. Speci aktivizon gypin tretës, hap oreksin dhe ndihmon për shërimin e disleksisë, fruthit, dizenterisë, rrufës etj. Në spec është zbuluar edhe vitamina P1, që lufton sëmundjet e enëve të gjakut.

Qepa

Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak. Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut. Kuron me sukses gërvishtjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga shpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar, cipën e hollë të saj. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor (melankoli, nevrasteni).

Hudhra

Edhe kjo kuron arterosklerozën dhe sinusitin. Hudhra e thatë përdoret për të përmirësuar shijen e gjellëve, ruajtjen e konservave dhe të turshive. Që në kohë të lashta, popujt kanë njohur vetitë e saj dezinfektuese. Mjekësia moderne i ka njohur edhe aftësinë për të kuruar arterosklerozën, tensionin e rritur të gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut. Është e pasur me vitamina, karbohidrate e vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58% insulinë. Një kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteret e tuberkulozit, tifos, paratifos, dizenterisë, kolerës, gripit, sinusitit etj. Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat që kalbin lëndën organike. Përdorimi i hudhrës ndikon në zgjatjen e jetës. Preparatet farmaceutike që prodhohen prej saj kanë efekte më të mëdha se penicilina.

Majdanozi

Ndërsa majdanozi, është antiseptik dhe pastrues i mushkërive. Bimë aromatike që njihet dhe përdoret si erëz, por është një nga perimet me vlera të pallogaritshme ushqimore, e shëruese për disa lloje sëmundjesh. Prandaj është e këshillueshme që majdanozi të përdoret sa më gjerësisht në të gjitha format, në gjellë, në sallata, sidomos i freskët. Është nga bimët më të pasura me proteina dhe në vitaminë C e sheqerna. Është nga ilaçet e mira për uljen e tensionit të gjakut, hap oreksin, është diuretik dhe antiseptik shumë i mirë i gjakut. Vepron në sëmundjet e mushkërive. Është e këshillueshme që fëmijët e vegjël të konsumojnë sa më shumë majdanoz gjatë ditës, të larë.

Të ngjashme