Ekonomia Online
FUNDIT

Këto vende do të mbesin nesër pa rrymë

Këto vende do të mbesin nesër pa rrymë

KEDS njofton se në disa vende nesër do të ketë ndërprerje të rrymës. Ja cilat janë ato: Prishtinë Më 01.12.2016 në NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të shkyçet: Dalja 10 kV J6 Rezervart e Kforit(Kodi: 13000002) prej orës 11:00 deri në ora 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike […]

KEDS njofton se në disa vende nesër do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ja cilat janë ato:

Prishtinë

Më 01.12.2016 në NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J6 Rezervart e Kforit(Kodi: 13000002) prej orës 11:00 deri në ora 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bardhoshi dhe Bërnica e Ulët, Barilevë Sheshivarët, Shaljanët, te Xhamia, Drenovc Gashët,”Kuvilab” private,Rub Shpk-Samir Rexha, ndriçimi publik për autostradë.

Arsyeja e shkyçjes: ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit, ndërrimi i LP 10(20)kV në kuadër të projektit LOT 2 Podujeva nënprojekti Barilevë.

Më 01.12.2016 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:

Dalja 10 kV Ballovci (14000008) prej orës 11:00 deri në ora 14:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi,Lladofci,Sveqel,Dumoshi,Shajkovci,Surdulli,Hertica,Drazhnje,Rakenica,Turuqica.

Arsyeja e shkyçjes: ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit, vendosja e ndarësit 10 k V në NS 10/04kV Surkish 1.

3.

Më 01.12.2016 në NS 35/10 kV Artana do të ketë shkyçje totale prej orës 12:00 deri në ora 13.00

Pa energji do te mbesin vendbanimet: Kolonia e Vjetër, Kolonia e Minatorëve, Jasenoviku, Tullari, Kllobukari 2 te Hetemi, Qeranoviku, Bunjakët, Flotacioni, Minierat pompat, minierat Horizonti 6, Kllokoqi, Nishnakolli, Vakovci, Dërbeshi, Bostoni,Turiqevci, Vllasalinjët, Svarqaku, Prekovci, Llabjani, Miniera Guri i Ngult.

Arsyeja: ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit, shtimi i vajit në NS 35/10kV.

Të ngjashme